Procedura e njohjes së diplomës (Anerkennung) është një nga hapat më të rëndësishëm për shumë persona që duan të punojnë në Gjermani. Në varësi të profesionit dhe llojit të arsimimit, njohja mund të jetë e detyrueshme me ligj ose të përbëjë përparësi të konsiderueshme gjatë punësimit dhe paraqitjes së kërkesës për vizë ose leje qëndrimi.
Në Qendrën e Vizave ofrojmë mbështetje të plotë gjatë gjithë procedurës, nga kontrolli nëse njohja është e nevojshme, deri te përgatitja e dokumentacionit dhe komunikimi me institucionet kompetente.

